Nxënësja e gjimnazit “Hamëz Jashari”, Vesa Bajrami në moshën 16 vjeçare ka ndërruar jetë, duke mos i mbijetuar sëmundjes, shkruan Drenica Press.

Lidhur me ndarjen nga jeta të Vesa Bajramit, ka reaguar edhe gjimnazi Hamëz Jashari, duke shprehur ngushëllime familjes Bajrami.

E nderuara familje Bajrami,
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të vajzës tuaj, nxënëses tonë të gjimnazit “Hamëz Jashari” në Skenderaj Vesa Bajrami.
Vesa ishte një e re që po e priste shkolla e universiteti, që po e priste e ardhmja.
Por, për fat të keq ajo u nda nga jeta në moshën 16 vjeçare, për t’iu lënë juve dhembjen dhe
kujtimet.
Prandaj, ju lutem që në emër të gjithë mësimdhënësve dhe nxënësve të gjimnazit “Hamëz Jashari” në Skenderaj dhe në emrin tim përsonal t’i pranoni
ngushëllimet më të sinqerta.
Vesa u prehtë në paqe!
Me respekt,
Hajdar Beka – drejtor i gjimnazit “Hamëz Jashari” në Skenderaj