Lajçi: Bandat 20-vjeçare e kanë marrë vesh se po bahet tunel, e nuk kanë shance me i privatizua bjeshkët e Sharrit

Shkruan Çun Lajçi

Shpëtimtarët e atdheut!

Kërkoj falje, që e mora vesh me vonesë, pse po vajtojnë për rrugën Prishtinë-Pejë, që u nderpre përkohësisht, e pse po qesin pluhun për rrugën Prizren-Tetovë që po planifikohet m’u t’fillua!

Eh, bandat njizetvjeçare e kanë marrë vesh se po bahet me tunel, e nuk kanë kurrfar shance me privatizua nëntokën e me shpronsua për rrugë, as bjeshkët e Sharrit, kurse arat prej Gllarevës deri n’Zahaç, kan mundësi hala me i ble e stërble, ani se nuk do t’jenë ma me çmimin e Pronto mafisë!

Që pse po thonë: A ma e randësishme asht rruga Prizren-Tetovë apo Gllarevë-Zahaç!

S’e kanë dertin e lidhjës se Kombit, po mbushjen e xhepit këta “shpëtimtarët e atdheut”!