Lajçak takon edhe komandantin e KFOR-it

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Mirosllav Lajçak në ditën e parë të vizitës në Kosovë është takuar sot edhe me komandantin e KFOR-it në Kosovë, gjeneralmajor Franco Federici.

“Sot u takova me ambasadorin e SHBA-së në Kosovë dhe komandantin e KFOR-it për të diskutuar për zhvillimet aktuale. Mundësi e mirë për të konfirmuar unitetin tonë të fortë transatlantik”, ka shkruar diplomati sllovak në Twitter.

Lajçak sonte është takuar me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe ambasadorin e SHBA-së në Prishtinë, Philip Kosnett.

Ai të martën në mëngjes do të takohet edhe me ushtruesen e detyrës së presidentes, Vjosa Osmanin.

Takimi do të mbahet në kabinetin e Presidentes në orën 08:00. Pas takimit, do të mbahet një konferencë për media në hollin e Kuvendit të Kosovës.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT