Lajçak pas takimit me Vuçiqin paralajmëron takim të nivelit të lartë

Lajçak pas takimit me Vuçiqin paralajmëron takim të nivelit të lartë

Emisari Special i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, sot ka shkuar në Beograd ku u prit nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Lajçak ka njoftuar për takimin në Twitter ku tha se pati një diskutim të thellë me Vuçiqin mbi procesin e dialogut, si dhe paralajmëroi takimin e ardhshëm të nivelit të lartë, raporton Gazeta Express.

“Sot në Beograd, pata një diskutim të thellë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në lidhje me çështjet që janë aktualisht në agjendë dhe për të ardhmen e dialogut, përfshirë takimin e ardhshëm të nivelit të lartë”.

Takimi mes tyre filloi në orën 12:00 në ndërtesën e presidencës.

Lajçak qëndroi në Beograd në ditën kur grupet punuese të të dyjave vendeve do të takohen sot për çështjen e targave në Bruksel. Takim do të ketë edhe nesër, më 21 prill kur është edhe afati i fundit për të gjetur një zgjidhje të përhershme të targave.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT