Që kur mori detyrën e re, nuk pati asnjë vizitë në Kosovë. Pandemia Covid-19 bëri që përfaqësuesi Special i BE’së për Dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajcak, të zhvillojë, vetëm biseda telefonike me liderët e KosovësE tani, kur po konsiderohet se janë larguar pengesat dhe mund të rifillojë dialogu mes dy vendeve, Lajcak pritet të vizitojë të dyja vendet.Këtë e kanë konfirmuar, për T7 nga Zyra e Bashkimit Evropian.

Tutje, nga Bashkimi Evropian thonë se kohën kur mund të nisë dialogu e vendosin Kosova e Serbia. Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vazhdimisht po kërkojnë që të rinisë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.Madje në, Qeverinë e Kosovës sot ishte për vizitë, ambasadori amerikan Philip Kosnett.

I njëjti, u prit nga zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Tahiri.Sipas këtij të fundit, ambasadori është njoftuar me programin qeverisës, reformat shtetërore, si dhe miratimin e një trategjie të re anti-korrupsion

.Pas takimit, T7, tentoi të marrë një përgjigje nga ambasadori Kosnett, në lidhje me raportimet se kryeminstrit Avdullah Hotit, i është dërguar ftesa për në Shtëpinë e Bardhë, mirëpo i njëjti nuk ka dhënë ndonjë përgjigje. Pyetje, për këtë çështje i janë dërguar edhe të përzgjedhurit nga Shtëpia e Bardhë për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell.Mirëpo as ky i fundit, nuk u është përgjigjur në pyetjet e televizionit.

As nga zyra e kryeministrit të ri, nuk kanë dhënë përgjigje, nëse kryeministri ka pranuar ftesë për vizitë në Shtëpinë e Bardhë.

Ndërkohë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi bëri të ditur se Kosova është gati të rikthehet në procesin e dialogut me Serbinë.E pas deklaratave të të parit të vendit se Kosova është e gatshme për rinisje të dialogut, ka reaguar kryeparlamentarja Vjosa Osmani.

Osmani ka thënë se, Kosova ka qenë e gatshme cdoherë për dialog, por jo një lloj që përmendi presidenti.  Dialogu mes dy vendeve është ndërprerë që kur Qeveria Haradinaj kishte vendosur taksën 100 % ndaj produkteve Serbe