Lagjja Gashi, Mehaj dhe lagjja Kodra përkrahje të fuqishme për PDK-në, Sami Lushtakun dhe Fadil Nurën

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Skenderaj, Sami Lushtaku, së bashku me kandidatin për kryetar të kësaj komune, Fadil Nura, mbrëmë ka vizituar fshatin Krasmiroc, lagjen Gashi të Abrisë, lagjen Mehaj të Plluzhinës si dhe lagjen Kodra të Prekazit, nga ku edhe ka marrë përkrahje masive nga banorët e këtyre fshatrave.

E vet kryetari Lushtaku ka falenderuar të gjithë qytetarët që ngado që po shkojnë në fshatrat e Skenderajt, po i ofrohet përkrahje e madhe për PDK-në, dhe kandidatin Fadil Nura.
Ani në llogarinë e tij të facebook-ut, ka shkruar se pas 17 tetorit, Skenderajt do t’i kthehet qeverisja e mirë dhe profesionale.

“Mikpritje e ngrohtë në Krasmiroc, në lagjen Gashi të Abrisë, në lagjen Mehaj të Plluzhinës si dhe në lagjen Kodra të Prekazit. I falënderoj të gjithë qytetarët për besimin dhe mbështetjen e tyre ndaj vizionit tonë të përbashkët për zhvillimin e Skenderajt. Pas 17 tetorit, do të kthejmë qeverisjen e mirë e profesionale në komunën e Skenderajt.
#PDK177FadilNura
#PDKNUKTHYHET
SL”

- Advertisement -

MË TË FUNDIT