Lagarde: FMN, BE, BQE treguan fleksibilitet ndaj Greqisë

Drejtoresha e përgjithshme e FMN-së, Christine Lagarde tha se kreditorët ndërkombëtarë kanë treguar një fleksibilitet të konsiderueshëm në propozimet e tyre të përbashkëta paraqitur dje në mbrëmje autoriteteve të Athinës për zhbllokimin e diskutimeve.

“Propozimi i përbashkët ka treguar qartë një fleksibilitet të konsiderueshëm nga ana e institucioneve me qëllim për të marrë parasysh situatën politike dhe sociale dhe për të zvogëluar dhe zbutur ndikimin e masave të nevojshme që duhet të merren në Greqi”, deklaroi Lagarde në një konferencë shtypi.

Në përfundim të takimit të djeshëm në Bruksel, autoritetet evropiane i paraqitën kryeministrit grek, Aleksis Cipras një strategji politike që synon të mundësojë zhbllokimin e një kësti të ndihmës prej 7,2 miliardë eurosh, ngrirë që prej disa muajsh.

”Ky takim përfundoi pa marrëveshje, por ka qenë shumë konstruktiv”, theksoi ajo.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT