Labinot Tahiri, deputet në legjislaturën e kaluar edhe zyrtarisht i është bashkuar AAK-së. Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook.
Ai ka deklaruar se arsyet që e bën atë t’i bashkohej AAK-së janë lufta e zhvilluar nga Haradinaj, taksa 100 % e vendosur ndaj Serbisë dhe kalimi i ligjeve për Ushtrinë që u bë kur Haradinaj e kishte mandatin.
Labi tutje ka thënë se do të mbetet i njëjti dhe do të vazhdojë të merret me aktivitete humanitare teksa ka deklaruar edhe se “nuk do të bëhet kurrë si politikanët e tjerë”,
Ai shtoi se të enjten do të dalë publikisht me një konfirmim tjetër, së bashku me Haradinajn.
- Advertisement -