“La poupee” i Ismail Kadaresë botohet nga Fayard

Shtypi francez njofton se në libraritë e Francës sapo ka dalë romani “Kukulla” i Ismail Kadaresë.
Shtypi francez njofton se në libraritë e Francës sapo ka dalë romani “Kukulla” i Ismail Kadaresë, një nga veprat më të fundit të shkrimtarit, që lexuesi shqiptar ka pasur fatin ta lexojë si pjesë e librit “Mëngjeset në Kafe Rostand”, botimet “Onufri”.
“Kukulla” do të jetë si libër më vete shumë shpejt edhe në libraritë tona.
“La poupee” (botimet “Fayard”, 160 faqe, 16 euro) është përkthyer në gjuhën frënge nga violinisti Tedi Papavrami, i sprovuar tashmë me stilin kadarean, duke qenë përkthyes edhe i veprave të tjera të shkrimtarit.
“Kukulla” është stacioni i radhës së shkrimtarit në qytetin e lindjes.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT