Jo vetëm në stadiumin “Adem Jashari”, por edhe përmes ekranit televiziv, tifozët do të mund ta shohin ndeshjen, Trepça ’89 – Vikingur.
Takimin do ta transmetojë SuperSport Kosova, të cilët e kanë paralajmëruar përmes publikimit të orarit të ndeshjeve të nesërme, raporton Gazeta Olle.
Ndeshja luhet në kuadër të kthimit të rrethit të parë të Ligës dë Kampionëve.
Sfida e parë u mbyll 2:1 për kampionin e Ishujve Faroe.
Foto: Hilmi Veliu
- Advertisement -