Nëse Ronaldo është sot një ndër futbollistët më të mirë në botë, një meritë të madhe ka edhe ky trajner i jashtëzakonshëm.
Po flasim për Sir Alex Ferguson, ish-trajneri legjendar i Manchester United, i cili e ka stërvitur Ronaldon kur luante për ‘Djajtë e kuq’.
Ferguson ka qenë në Saint-Denis për të parë finalen Francë-Portugali ku edhe është takuar me portugezin Ronaldon.
Fotoja e cila po bën xhiron e botës, tregon dashurinë dhe mirënjohjen që Ronaldo ka për ish-trajnerin e tij.
https://www.youtube.com/watch?v=P1q6sYFBUj4
- Advertisement -