Ky mund të jetë trajneri i Feronikelit për sezonin tjetër (FOTO)

und të largohem nga Liria, por të qëndrojë në futbollin kosovar”.

Bledi Shkëmbi lansoi “bombën” dje pas humbjes me Prishtinën, duke konfirmuar në njëfarë mënyre ndarjen me ekipin prizrenas në verë.

Një sezon që në gjysmën e dytë solli vetëm probleme financiare, s’mund të ketë mbyllje tjetër, ani pse aventura ishte e bukur e me rezultate pozitive.

Gazeta Olle mëson përmes burimeve konfidenciale se Shkëmbi ka zhvilluar negociata me klubin e Feronikelit.

Marrëveshja mes palëve është shumë afër.

Rezultate imazhesh për bledi shkembi liria

Klubi nga Drenasi me shumë gjasë s’do të vazhdojë me Sulejman Starovën.

“Bobi” nuk ka arritur ende asnjë fitore, duke renditur gjashtë barazime dhe një disfatë.

Kësisoj, trajneri i njohur tiranas nuk ka përmbushur as për së afërmi objektivat.

Ok, s’mund të kërkonim që Nikli ta fitojë titullin, por me potencialin dhe organizimin e klubit, është dështim i madh ta shohim duke luftuar për mbijetesë, tani kur i kanë mbetur edhe dy javë deri në fund. /Gazeta Olle/

sulejman-starova-feronikeli-780x439

- Advertisement -

MË TË FUNDIT