Ky futbollist i njohur po e ndihmon Kosovën në FIFA (foto)

Kosova është në pritje të konfirmimit të emrave të lojtarëve që i ka dërguar në FIFA.

Kryetari i FFK-s, Fadil Vokrri, ka folur për Kohën Ditore duke treguar disa nga emrat që tashmë mund të luajnë për Kosovën në ndeshjet eliminatore.

Vokrri ka thënë se Fanol Perdedaj, Hekuran Kryeziu e Bersant Celina ishin lojtarët e parë që kanë marrë konfirmimin pozitiv.

Për të kryer punë sa më shpejtë Kosovës i ka ndihmuar shumë ish ylli i futbollit, Zvonimir Bobani, që tani është me post të lartë në FIFA.

“Kam folur 2-3 herë me Zvonimir Bobanin që është këshilltar i kryetarit Infantino dhe zëvendëssekretar gjeneral i cili është angazhuar maksimalisht për përshpejtimin e procedurave”.

“Falë tij i morëm edhe tri konfirmime. Fanol Perdedaj, Hekuran Kryeziu dhe Bersant Celina kanë marrë konfirmim pozitiv. Ne shpresojmë që sa më shpejtë të vijnë edhe konfirmimet tjera. Ka gjasa që edhe të vonohen, por ne jemi të përgatitur edhe në atë solucion”, ka thënë Vokrri.

Image result for boban fifa

- Advertisement -

MË TË FUNDIT