Ky fshat bëhet me laborator të analizave

 

Nga java e ardhshme do të funksionalizohet laboratori për analiza shëndetësore ne QMF në fshatin Bare, ku qytetarët e kësaj ane mund ti kryejnë analizat laboratorike më afër vendbanimit të tyre

Drejtoria për Shëndetësi e Komunës së Mitrovicës në bashkëpunim me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, në vazhdën e ofrimit të shërbimeve shëndetësore për qytetarë , nga java e ardhshme do të funksionalizoje laboratorin për analiza shëndetësore ne QMF në fshatin Bare.

Ku qytetarët e kësaj ane mund ti kryejnë analizat laboratorike më afër vendbanimit të tyre pa pasur nevojë te bëjnë kilometra udhëtim për të kryer analizat e nevojshme shëndetësore.

Drejtori i Shëndetësis, Muhedin Osmani, ka thënë se Komuna e Mitrovicës, çdo ditë e më shumë po punon që të ofrojë shërbime sa më cilësore dhe më afër për qytetarët e saj.

”Në kuadër të planeve tona që kemi për të ngritur cilësinë e shërbimeve për qytetarët në sektorin shëndetësor, kemi vendos me e përkrah këtë projekt. Qëllimi kryesor i të cilit është që qytetarët të kenë qasje në shërbime shëndetësore, sa më afër vendbanimeve”, tha ai.

Në këtë QMF do të kryhen analizat e zakonshme laboratorike, si analizat e Hemogramit, Sedimentacionit, Glikemisë etj.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT