Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë emëruar të enjten Agon Bytyqin zëvendësdrejtor të ri të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Zëvendësdrejtori i sapoemëruar i AKI-së, ka përfunduar Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës më 2008, ndërkaq studimet master në fushën e drejtësisë i ka përfunduar më 2012.

Një pjesë të studimeve, Bytyqi i ka përfunduar në SHBA. Ai, gjithashtu ka përfunduar provimin e Jurisprudencës më 2018. Ka përvojë 11-vjeçare në fushën e sigurisë, si dhe në atë të bashkëpunimit ndërkombëtar.

Bytyqi është caktuar në këtë pozitë një ditë pas shkarkimit të zëvendësdrejtores së AKI-së, Vlora Hyseni.