Ky është vendi që ka pagën më të lartë minimale në botë

Australia ka pagën më të lartë minimale në mesin e vendeve të zhvilluara, bazuar në matjet që Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim ka bërë. Sipas organizatës minimumi i pagesës për orë pune në Australi është 9.54 $, përcjellur nga Luksemburgu me 9.24$ dhe Belgjika 8.57$, raporton RT.

‘’Australia ka rrogën më lartë minimale, dhe për çudi në këtë vend aplikohen ngarkesa tatimore shumë të ulëta. Australianët e dijnë se t’i mbështesësh qytetarët që marrin paga të ulëta me politika tatimore të buta është e rëndësishme’’ ka thënë përfaqësuesi i organizatës, njëherit edhe autori i raportit, Herwig Immervoll.

Irlanda dhe Franca janë në mesin e vendeve të para që prijnë me pagat më të larta minimale, me 8.46$ dhe dhe 8.25$ ka thënë ai.

Ndërkaq, SHBA-të janë listuar në vendin e 11-të, me një pagë minimale prej 7.24$. Dhe e fundit në këtë raport del të jetë Meksika, me 1$ për orë pune. /

- Advertisement -

MË TË FUNDIT