Njëri nga talentet më premtues në futbollin kosovar është Valmir Demiri, 15 vjecari që luan për të rinjtë e Feronikelit, transmeton Botapress.
Shumë i ri në moshë por me një fizik dhe klas të mrekullueshëm, Valmiri përveç që është kapiteni i skuadrës, është edhe më i miri nga bashkëmoshatarët e tij, ndërsa në karrierën e tij, të sapo filluar, ai ka arritur të marrë shumë medalje dhe epitete, duke e krahasuar madje edhe me futbollistin e madh të Barcelonës Sergio Busquets, kjo për shkak tëforcës, teknikës dhe vizionit për lojë, që e ka të ngjashëm me spanjollin.
Demiri që luan si mesfushor defanziv e qe tani ka përfunduar shkollën fillore, ëndërron që në të ardhmen të luajë për një skuader të madhe evropiane, ndërsa dëshirën e madhe qëe ka për ta veshur fanelën e Kosovës një ditë, nuk e fsheh asnjëherë.