Ky është skenari i koalicionit PDK- LDK për seancën e nesërme

Partnerët e koalicionit PDK dhe LDK kanë përgatatitur edhe planin B, për seancën e nesërme të Kuvendit, ku pritet të diskutohet për buxhetin.

Burime të Gazetës Blic brenda koalicionit kanë thënë se nëse opozita do ta pengojë mbajtjen e seancës përmes gazit lotsjellës apo në forma të tjera, atëherë ata e kanë menduar deri në detaje realizimin e seancës në një sallë të improvizuar.

“Do të veprohet ngjashëm sikurse herën e kaluar. Pra, nëse opozita do të përdor mjete për bllokimin e seancës së Kuvendit, atëherë koalicioni e ka edhe planin B. Pra, do ta mbajë seancën në sallën e improvizuar në byfe”, ka thënë ky burim.

Ky burim i ka thënë Gazetës Blic se, deputetët e opozitës nuk do të provojnë ta pengojnë seancën në sallën e improvizuar të Kuvendit, për shkak se mund të eskaloj në perleshje fizike ndërmjet dy taborëve.

Ndërkohë, edhe nga partitë opozitare i kanë thënë Gazetës Blic se nuk do të lejojnë mbajtjen e seancës në sallën ku zakonisht mbahen seancat. Ndërkohë, që ky deputet i opozitës, ka theksuar se ata nuk do të pengojnë mbajtjen e seancës në sallë të improvizuar.

“Mbajtja e seancës në sallë të improvuzar është e jashtligjshme për ne. Ata seanca mund të mbajnë ku të duan, mirëpo ato janë anti ligjore”, ka thënë ky burim.

Në anën tjetër, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli u ka bërë thirrje deputetëve opozitarë që të mos abuzojnë me Kuvendin.

Nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e Vetëvendosjes, Aida Dërguti thotë se nesër, kur pritet të mbahet seanca e Kuvendit për miratimin e Buxhetit të Kosovës për vitin 2016, do ta ndalin me çdo kusht.

Në një intervistë në Rrokum TV ajo tha se do të përdorin të gjitha mjetet në dispozicion për të penguar seancën.

“Nesër do t’i përdorim të gjitha mjetet në dispozicion për ta penguar seancën. Kryesia e Kuvendit sot me një kërkesë të mbi 80 deputetëve vendosi që t’i shtojë masat e sigurisë gjatë seancave duke futur policë në sallë. Nëse eskalon situata, përgjegjësinë e merr pozita. Ata e kanë shumicën por nuk munden që me çdo kusht të ja imponojnë opozitës qëndrimet e tyre. Do të tërhiqen nënshkrimet nga marrëveshjet, ose do të bie Qeveria”, tha ajo.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT