Ardian Kaloshi, është shqiptari i cili është qëlluar për vdekje në një bar nate në East York të Kanadasë.
Identifikim e tij e ka bërë Policia e Torontos, ku thanë se Kaloshi u qëllua në portikun jashtë klubin pranë Woodville Avenue, njofton Klan Kosova.
Mësohet se Ardian Kaloshi, është 40 vjeçar dhe raportohet se ai pësoi dëmtime të dukshme në kokë.
Kaloshi u transportua në spital nëpërmjet ambulancës emergjente por më vonë iu konstatua dhe vdekja, shkruan CBC, njofton Klan Kosova.
Shqiptari Ardian Kaloshi, ishte i njohur për policinë për të kaluar të tij kriminale, ai ka jetuar në veri të Torontos por sipas hetuesit Mike Patterson nuk u përcaktua vendi i banimit të tij.
Ardian Kaloshi është identifikuar si viktima e 64-të e qytetit për vrasjet e vitit 2016, ka thënë policia e Torontos, njofton Klan Kosova.