Ky është sekretari amerikan, analisti shqiptar ka këtë shpjegim për të

Rex W. Tillerson, chairman and CEO of ExxonMobil, listens to a question during a news conference after the shareholders meeting in Dallas, Wednesday, May 30, 2007. (AP Photo/LM Otero)

Analisti Lumir Abdixhiku ka komentuar zgjedhjen e Rex Tillersonit Sekretar të Shtetit në SHBA, duke thënë se ky është një lajm shumë i keq për shqiptarët, pasi ai është mik personal i Putinit dhe është prorus.

“Mik personal i Vladimir Putin, i dekoruar me medaljen e miqësisë nga Kremlini, biznesmen me asete multimiliardëshe në Rusi, Rex Tillerson është zgjedhur Sekretar i Shtetit të SHBA-ve. Një prorus në politikën e jashtme amerikane për 4 vitet e ardhshme, rast i paprecedentë”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai më tutje thotë se “mbi të gjitha, lajm hiç i mirë për shqiptarët. E kemi zakon t’i bëjmë vetes rrafsh, por ç’është e vërteta, një derë e rëndësishme e mbështetjes sonë po mbyllet keq”.

Abdixhiku shton se këtë derë asnjëherë politikanët shqiptarë nuk e shfrytëzuan për të ndërtuar shtet, dhe, sipas tij, Kosova tani po mbetet vetë.

“Fatkeqësisht këtë derë kapësit të zënë me kapje e rahatime familjare s’e shfrytëzuan kurrë për vite rresht. E shfrytëzuan për fotografi, për udhëtime e vizita për meditje – shpeshherë edhe për dobësimin e kundërshtarëve politikë – por kurrë për të ndërtuar shtet, për të bërë ushtri, ekonomi e politikë. Kaq ditën. Të tjerët axhami që kundërshtuan përfshirjen amerikane këndej, tash të rrinë shlirë. Kosova, po mbetet vetë”, ka përfunduar ai.