Ky është reagimi i Drenicës pasi MKRS nënshkruajti marrëveshje për renovim të stadiumit ‘Bajram Aliu’

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi dhe Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, kanë nënshkruar sot katër memorandume bashkëpunimi.

Mes tyre është nënshkruar edhe marrëveshje për ndërtimin e tribunave, rrethojave dhe shtrimit të zhavorit në stadiumin e qytetit në Skenderaj, ku ndeshjet i luan skuadra e Drenicës, shkruan Gazeta OLLE.

Lidhur me këtë, ka reguar skuadra e Drenicës në llogarinë e tyre në Facebook, të cilët kanë falënderuar MKRS-në për këtë çështje.

Më poshtë postimi nga KF Drenica:

Një lajm i mirë për KF Drenica!

Skenderaj – 06.05.2020

Sot, Kryetari i Komunës së Skenderajt z. Bekim Jashari , ka firmosur memorandum bashkëpunimi më MKRS-në, ku parashihet:

Ndertimi i tribunave, rrethojes dhe shtrimi i zhavorit në Stadiumin e Skenderajt, ky është një lajm shumë i mirë për KF Drenica dhe shpresojmë që ky projekt të realizohet sa më shpejtë.

KF Drenica, falenderon Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit, si dhe Drejtorinë për Kulturë, Rini e Sport , e posaqërisht Kryetarin e Komunës së Skenderajt, z.Bekim Jashari për përkushtimin e tij ndaj rregullimit të kushteve në përgjithësi për Sportin në Skenderaj e në veqanti për KF Drenicën, ku ndihma nga ai ka qenë e vazhdueshme.

Na prift e mbara.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT