Ky është plani anti – Messi, por a do t’i funksionojë Guardiolës?

Të mërkurën në kuadër të Ligës së Kampionëve, Pep Guardiola, për herë të parë do të rikthehet në Camp Nou, për të sfiduar ish skuadrën e tij, Barcelonën, me të cilën arriti suksese të mëdha në një kohë të shkurtër, duke u bërë edhe model për shumë trajner të tjerë, duke sjellë një stil të ri dhe triumfues në sportin më të popullarizuar në botë, futbollin.

Por kthimi në Camp Nou, nuk do të jetë aspak i lehtë për spanjollin.

Guardiola e viziton Barcelonën, në momentin më të mirë të kësaj skuadre, dhe periudhën më të keqe të tij te Bayerni.

Spanjollit, jo vetëm që i duhet të komponojë një formacion ideal, me gjithë ato lëndime, por i duhet të gjejë edhe ilaçin anti-Messi në këtë duel.

Por rreth çështjes së dytë, çështjes së Messit, trajneri kampion në Gjermani, ka hartuar një plan, edhe pse deri të zgjidhja përfundimtar ka dilema.

Tre janë dilemat më të mëdha në kokën e Guardiolës dhe të reja kanë Messin si kryefjalë.

Si mund të ndalet argjentinasi? Si mund t’i reduktohen hapësirat dhe si mund të shkëputet Leo nga pjesa tjetër e skuadrës?

Alaba ishte përgjigja, ishte ideali për shpejtësinë e rezistencën dhe në mungesë të tij Guardiola është i detyruar të angazhojë Bernat. Në dy raste spanjolli është përballur me Messin, por në këtë mision ai nuk do të jetë i vetëm sepse do të ketë edhe ndihmën e Lahm dhe Boateng.

Përndyshe Bernat po kompleton sezonin e parë të Bayerni, pas transferimit nga Valencia./Indeksonline/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT