Ky është parashikimi i motit për ditën e parë të Fitër Bajramit

Parashikimi i motit për nesër dhe ditët në vazhdim sipas Prishtina Weather.

Njoftimi i plotë:

13.05 – Paradite vranësira e mundësi për riga lokale shiu. Ditën me erë, e vranësirat shpërndahen, ku më vonë do të ketë edhe kthjellime.

14.05 – Kryesisht me diell dhe me erë gjatë ditës. Pasdite përreth relieveve malore zhvillime të vranësirave lokale.15.05 – Kryesisht me vranësira e kohëpaskohe priten mundësi për reshje të dobëta shiu.

16.05 – Vranësira dhe intervale me diell. Ditën priten edhe reshje lokale shiu, vende-vende të shoqëruara edhe me bubullima.

17.05 – Pjesërisht vranët e pa të reshura.

Temperaturat me tendencë të rënies edhe përgjatë fundjavës. Minimalet luhaten nga 6C deri 8C, e maksimalet zbresin në 19C deri në 16C ditën e shtunë. Të hënën rriten deri në 13C.Do të fryjë erë mesatarisht e fuqishme dhe fuqishme nga 8C deri 17m/s, e në fundjavë e lehtë dhe mesatare nga jugu dhe perëndimi 3-11m/s.

Shtypja atmosferike do të mbetet paksa e ulët nën vlera normale.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT