Ky është numri i votave që i mori partia e Milaim Zekës

Ish-deputeti Milaim Zeka ka hyrë në këto zgjedhje me partinë e tij të krijuar në qershor të këtij viti. Rezultatet preliminare tregojnë se Zeka nuk do të jetë edhe njëherë në Kuvend dhe askush nga partia e tij.

Tashmë janë numëruar mbi 95 për qind të votave, e Partia Euratlantike është shumë larg arritjes së pragut që garanton hyrjen në Kuvend.

Në rezultatet që i ka publikuar para pak çasteve Komisioni Qendror Zgjedhor, PEK ka fituar 0.13 për qind të votave të përgjithshme, raporton Gazeta Express.

Partia e Zekës që ka pasur një listë zgjedhore me 45 kandidatë ka fituar 1009 vota.

Nga rezultatet preliminare po prin Lëvizja Vetëvendosje me 25.79 për qind të votave, e pas saj është LDK’ja me 24.99 për qind të votave.

E treta është PDK’ja me 21.28 për qind të votave, e koalicioni AAK-PSD ka marrë 11.56 për qind.

Koalicioni Nisma – AKR është nën prag, pasi deri tash ka 4.94 për qind të votave, ndërsa Lista Srpska ka fituar në të gjitha komunat me shumicë serbe, duke siguruar 6.32 të votave. /Express/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT