Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se në dy ditët e ardhshme do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët, shkruan Drenica Press.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-27 gradë Celsius, thuhet në njoftimin e IHK-së.

Pritet të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit.