Ky është klubi me të ardhurat më të mëdha në Evropë

Juventus feston jo vetëm sepse e ka mbyllur grupin në vendin e parë, por edhe kryesimin në renditjen e të ardhurave të arkëtuara në kompeticionet europiane.

Bardhezinjtë kanë fituar 281 milionë euro në 5 vitet e fundit, fryt i rezultateve të marra në fushën e lojës dhe i të drejtave televizive.

Asnjë nuk ka qenë në nivelin e tyre: 4 më shumë se Real Madrid (dy Championstë fituar, tri gjysmëfinale), 25 më shumë se Bayern (një Champions, një finale, tri gjysmëfinale), 28 më shumë se Chelsea (një Champions, një gjysmefinale, një Europa League) 35 më shumë se Barcelona (një Champions, dy gjysmëfinale) dhe 104 më shumë se Atletico Madrid (një Europa League, dy finale të Championsit).