Ky është kandidati për kryetar të Kuvendit të Kosovës

Rreth një vit e gjysmë pas, në ulësen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, pritet të rikthehet Glauk Konjufca.

Koha mëson se ai do të jetë i propozuari i Lëvizjes Vetëvendosje për të marrë këtë postë, në seancën konstituive që do të mbahet të hënën e 22 marsit.

Një gjë të tillë nuk e ka mohuar as VV-ja.

Konjufca në fillim të mandatit të qeverisë Kurti ishte zgjedhur kryetar i Kuvendit, por pas marrëveshjes me LDK-në, ai pati kaluar në pozitën e ministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Pozitën e shefit të Kuvendit aso kohe e pati marrë Vjosa Osmani.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT