Ky është i riu nga Kosova që vdiq në vendin e punës në Zvicër

Vesel Avdylaj nga Klina ka humbur jetën gjatë ditës së djeshme në vendin e tij të punës në Zvicër.

Kështu ka bërë të ditur vëllai i tij, i cili ka thënë se Vesel Avdyli vdekur aksidentalisht në vendin e punës.

“Dje me 16 tetor aksidentalisht në vendin e punes ne Zvicerr ndrroj jet Vllau i jon Vesel Cen Avdylaj duke na lan perher te piklluar familja Avdylaj ishalla per gjenet Vlla”, ka shkruar Avdylaj.

Kujtojmë, vetëm gjatë kësaj jave gjashtë mërgimtarë kosovarë kanë humbur jetën, katër prej tyre në një aksident të rëndë në Gjermani./GazetaBlic

- Advertisement -

MË TË FUNDIT