I riu nga fshati Plluzhinë e Skenderajt, Durmish Halili, ka ndërruar jetë gjatë ditës së djeshme nga goditja e trenit në fshatin Aqarevë, shkruan Drenica Press.

Një lajm të tillë e ka konfirmuar edhe familja e të ndjerit.

Ndërkaq bëhet e ditur që varrimi i Durmishit do të bëhet gjatë ditës së sotme në fshatin Plluzhinë./DRENICA PRESS/