Ky është formacioni i vitit në Premierligë (Foto)

Është publikuar më në fund formacioni më i mirë i vitit në Premierligën angleze.

Lideri aktual i elitës së futbollit anglez, Chelsea dominon me lojtarë pasi në këtë formacion ka gjashtë të tillë.

Në portë është gardiani i Manchester United, David De Gea, ndërsa mbrojtja përbëhet nga Branislav Ivanovic, John Terry, Gary Cahil dhe lojtari i Chelseat i huazuar në Southampton, Ryan Bertnard.

Mesfusha ka katër lojtarë dhe secili më i mirë se tjetri. Në krahun e djathë është vendosur Alexis Sanchez, në të majtin fantastiku Eden Hazard ndërsa në qendër dyshja Philippe Coutinho dhe Nemanja Matic.

Dyshja e sulmit është londineze, me Harry Kane të Tottenhemit dhe Diego Costan e Chelseat.

Kampioni aktual Manchester City nuk ka asnjë lojtar në këtë formacion pas një stinori dëshpërues. /Telegrafi/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT