Ky është formacioni i Shqipërisë kundër Francës

Është paraqitur formacioni startues i Kombëtarës së Shqipërisë. De Biasi ka vendosur ta konsiderojë këtë ndeshje si një shans për disa lojtarë që janë aktivizuar më pak në të shkuarën dhe thjesht si një ndeshje miqësore, pa ngarkesa psikologjike.
De Biasi mendon se do të luajë Berisha, Hysaj, Cana, Ajeti e Aliji. Në mesin e fushës do të luajnë Basha, Kaçe, Lila, Roshi dhe Lenjani, ndërsa në sulm do të jetë Cikalleshi.
“E kemi përgatitur shumë mirë këtë ndeshje me Francën për të bërë një figurë sa më të mirë. Qëllimi ynë për këtë ndeshje është që të vazhdojmë të përmirësohemi në prag të dy takimeve të tjera që janë kryesore për objektivin tonë. Kjo do të jetë një ndeshje krejtësisht e ndryshme nga ajo që zhvilluam në Francë. Ata vijnë këtu nga një humbje e rëndësishme dhe për më tepër në takimin e parë ne i kemi vënë në vështirësi dhe për këtë ata kanë ardhur me një tjetër mentalitet, për t’u hakmarrë dhe për të na e bërë përballjen të vështirë./drenicapress/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT