Ky është flamuri i ri dhe himni i ri i Kosovës

    Ditëve të fundit Kosova ka ndërruar shumë në imazhin e saj. Përpos flamurit që në vend të hartës tani është publikuar autobusi që simbolizon ikjen e kosovarëve ndërkaq  sot u publikua edhe himni i ri i Kosovës. Kështu  ikja e kosovarëve drejt Perëndimit nuk ka të ndaluar, vazhdon ironizomi i qytetarëve shqiptarë me shtetin dhe simbolet e Kosovës. Dje u publikua “flamuri” i ri ku në vend të hartës së Kosovës gjendet autobusi, autobusi gjendet sërish në qendër të vëmendjes së autorit të “himnit” të ri kombëtar.

    Taulant Ajvazi në redaksinë e Telegrafit ka dërguar “propozimin” e tij të ri për tekstin e himnit, të cilin mund ta lexoni më poshtë. /Telegrafi/

    Himni Kosovës

    Rreth autobusit të përbashkuar,
    Me një pikëllim me një trishtim,
    Të gjithë atje duke u tubuar,
    Ta marrim rrugën për migrim.

    Prej Kosovës veç ai largohet,
    Që i ka ardh shpirti te huna,
    Se këtu mirë ma nuk po bohet,
    Zot i madh ti neve runa.

    Në dorë çantat do t’i kemi,
    Të ikim krejt ditë për ditë,
    Ma këtu nuk mund të kthehemi
    Se edhe shpijat i kemi shitë

    Se u mbush plot Hungaria,
    Gjermania e krejt Evropa,
    Kosovë të iki krejt rinia
    Si doket të kanë ngjitur rrota