Ky është dueli i shekullit dhe ende po vazhdon

Dueli i vërtetë i shekullit është ai ndërmjet Leo Messit dhe Cristinao Ronaldos.
As mos e mendoni Floyd Mayweatherin dhe Manny Pacquiaon, pasi dueli i shekullit po zhvillohet në një sport tjetër.
Dueli më i madh i shekullit po zhvillohet në futboll ndërmjet Leo Messit dhe Cristiano Ronaldos dhe fatmirësisht ky duel po vazhdon ende.
Që të dy po vazhdojnë të tregojnë paraqitje të jashtëzakonshme me skuadrat e tyre dhe këtë e treguan edhe në ndeshjet e fundit kundër Cordobas dhe Sevillas ku Messi shënoi 2 gola, ndërsa Ronaldo 3.
Ronaldo këtë edicion ka 42 gola në La Liga, ndërsa Messi 40, portugezi në total ka 53 gola, ndërsa argjentinasi 51, shifra këto të larta dhe shumë të përafërta.
Messi në njërën anën ka 3 Këpuca të Arta, aq sa edhe Ronaldo.
Krejt në fund Messi ka 4 Topa të Artë e Ronaldo 3 dhe kjo tregon konkurrencën në mes këtyre dy futbollistëve dhe duelin më të madh të shekullit./Express/
- Advertisement -

MË TË FUNDIT