Ky është detaji i dhimbshëm gjatë vrasjes së ambasadorit rus (Foto)

Ajo është një ndër fotot që ka bërë xhiron e botës fill pas vrasjes makabre të ambasadorit rus në Ankara.

Nëse shihet me vëmendje, ambasadori i ndjerë rus në Ankara kishte veshur një palë këpucë, të cilët duken tejet të konsumuara nga poshtë aq sa fërkimi me tokën i ka ngrënë një pjesë të mirë të shuallit.

Gjithashtu, tek pjesa e takës së këpucës konsumimi është edhe më i madh dhe duken qarte konturet e katërkëndëshve të vegjël, të cilët ndodhen mes dhembrës dhe shuallit të takës.

Andreji Karlov ishte ambasadori i shtetit të dytë më të fuqishëm në botë në kryeqytetin e një shteti tjetër të fuqishëm, por luksi nuk ishte pjesë e jetës së tij, shkruan albeu.com.

Kjo foto pasqyron çdo gjë dhe është një mesazh i qartë për të gjithë ata që kapardisen salloneve të shndritshme të perëndimit me kostume dhe këpucë me vlerë mijëra euro.

karlov

a4-239

a3-254