Ky është dënimi për mësimdhënënësin nga Gjakova i cili ngacmoi seksualisht nxënësen e tij

Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për të Mitur ka shpallë aktgjykim dënues ndaj të pandehurit B.V për shkak se:

Që nga muaji shtator e gjer me datë 14.11.2018, i pandehuri B.V në cilësinë e mësimdhënësit, i ka prekur me qëllime seksuale dhe duke shfrytëzuar moshën e tyre të ndjeshme, në mënyrë të vazhdueshme me veprime të pahijshme që bie ndesh me etikën e një pedagogu si mësimdhënës ashtu që i njëjti ka filluar ngacmimin seksual te nxënësit atë mënyrë që fillimisht me fjalë joshëse si: je e bukur, pse sot flokët i ke kap ne këtë mënyrë etj., e me pas duke i prekur ne pjesët të ndryshme të trupit, e të cilit i është besuar edukimi, kujdesi dhe mbikëqyrja.

Me këto veprime i pandehuri B.V ka kryer veprën penale sulm seksual nga neni 232 par. 3 nën par. 3.7 lidhur me piken 3.9 dhe lidhur me par. 1 të KPRK-së.

Të pandehurit gjykata i ka shqiptuar dënim me burg në kohëzgjatje prej tre (3) vite, të cilin dënim do t’a vuaj menjëherë plotfuqishmërisë së aktgjykimit. Në këtë dënim i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak.

I pandehuri obligohet që në emër të shpenzimeve të procedurës penale gjykatës t’ia paguaj shumën prej njëqindepesëdhjetë (150) €, në emër të paushallit gjyqësor shumën prej njëqind (100) €, si dhe në emër të taksës për kompensimin e viktimave të krimit në shumë prej pesëdhjetë (50) €, të gjitha këto në afat prej 15 ditësh, pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Te pandehurit i është shqiptuar dënimi plotësues ndalimi i ushtrimit të profesionit të mësimdhënësit në kohëzgjatje prej 5 viteve, i cili do të filloj pas vuajtjes së dënimit të shqiptuar me burg.

Të njëjtit pas shpalljes së dënimit i është ndërprerë arresti shtëpiak deri në plotfuqishmëri të aktgjykimit.

Palët e dëmtuara janë udhëzuar në kontest civil për realizimin e kërkesës pasurore juridike.

Kundër këtij aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT