Ky është dënimi për burrin që sulmoi tri vajzat në Prishtinë

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 3 mijë euro gjobë të Leonard Vehapin, për akuzën se sulmoi fizikisht tri vajza para lokalit “Home Massage” në Prishtinë.

Vehapi akuzohet se në shtator 2021, para lokalit “Home Massage” sulmoi fizikisht të dëmtuarat M.Sh., S.M. dhe S.Ç. Këtë thuhet se e ka bërë pasi që fillimisht kishte pranuar shërbime të masazhit, e më pas kishte kërkuar shërbime seksuale, i cili shërbim ishte refuzuar.

Aktgjykimi në fjalë u shpall të premten nga gjykatësi Hanefi Jashari.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT