Ky është burri që dyshohet se u vra aksidentalisht nga shoku i tij në Prishtinë

Fidaim Beka është personi që dyshohet se u vra aksidentalisht dje në Kolovicë të Prishtinës, teksa kishte dalë për gjah së bashku me shokun e tij.

Burime të afërta me viktimën bëjnë të ditur se i ndjeri pas vetës ka lënë pesë fëmijë.

Varrimi i tij do të bëhet sot në orën 16:00 në varrezat e fshatit Koliq të Prishtinës.

Foto: Fidaim Beka, e publikuar nga faqja Fshati Koliq në Facebook

I dyshuari është arrestuar dhe tek i njëjti është konfiskuar një pushkë gjuetie me shtatë fishekë.

Ndaj tij do të kërkohet paraburgim në drejtim të veprave penale “Vrasja nga pakujdesia” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Këto informacioni i ka dhënë për Gazetën Express zëdhënsja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj.

“Me urdhër të prokurorit është ndaluar një person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale “Vrasja nga pakujdesia” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, sipas KPRK-së. Prokurori i Shtetit brenda afatit ligjor, do të parashtrojë kërkesë në gjykatën kompetente për shqiptimin e masës për sigurimin e prezencës të pandehurit në procedurë penale”, tha Ulaj për Gazetën Express.

I dyshuari ndodhet në ndalim prej 48-orësh, teksa për rastin ka dhënë detaje edhe policia në raportin e saj 24-orësh.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT