Ky është aktivisti i VV’së që deshi të kryejë sulm kibernetik në Kuvend dhe RTK (Foto)

Një punonjës i IT’së dhe aktivist në Lëvizjen Vetëvendosje është një nga 10 të arrestuarit, të enjten nga Policia e Kosovës. Erden Atiq u arrestua në flagrancë, afër një trafoje përballë Kuvendit të Kosovës, derisa po provonte të kryente një sulm në sistemin kompjuterik të objektit legjislativ, raporton Gazeta Express

Arrestimi i tij, të premten, ndodhi rreth orë 11:00, kohë kur ishte paraparë të niste seanca parlamentare që pikë të rendit të ditës e kishte edhe Demarkacionin.

Gazeta Express, merr vesh, se aktivisti i VV’së, Erden Atiq kishte provuar të ndërhynte edhe në rrjetin e Televizionit Publik – RTK që shpërndan sinjalin audio-viziv për shikuesit.

Të njëjtat burime brenda autoriteteve kosovare i kanë thënë gazetës se Atiqi, në momentin e kapjes nga Policia, iu gjetën edhe konfiskuan edhe disa pajisje kompjuterike, kabllo e wi-fi me të cilat po provonte të kryente veprën e dyshimtë që u cilësua si “ndërhyrje në sistemin kompjuterik”.

Rasti është njoftuar nga Policia e Kosovës, të mërkurën, në raportin 24 orësh.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti është kapur para hyrjes së Kuvendit duke tentuar të ndërhyj në sistemin kompjuterik të Objektit të Kuvendit të Kosovës. I  njëjti dyshohet se ka ndërhyrë edhe në rrjetin  televiziv. Nga i dyshuari është konfiskuar një kabllo dhe një pajisje wifi”, thuhet në raportin e PK’së.

Tutje, Policia bën të ditur se “me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”. /GazetaExpress/.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT