Ky është 69 vjeçari nga Mitrovica që vdiq në korridorin e hotelit në Mavrovë: Pati sulm në zemër

Një 69 vjeçar nga Kosova ka humbur jetën derisa po qëndronte në Qendrën Turistike në Mavrovë të Maqedonisë Veriore.

Bëhet fjalë për Nimon (Mustafë) Osmanin nga Zhabari i Mitrovicës i cili në Mavrovë që është qendër e njohur turistike kishte shkuar për pushime së bashku me familjen, gruan, djalin, rejën dhe nipërit e tij.

Reporteri.net ka biseduar me familjarë të tij të cilët kanë thënë se me kërkesë të mjekut Nimon Mustafa ishte nisur drejt Mavrovës, që njihet për ajrin e pastër për t’u shëruar, mirëpo ka mbetur i vdekur si pasojë e një sulmi në zemër.

Mustafa i cili kishte pasur probleme me zemër dhe kishte të vendosura edhe stenta, në momentin e sulmit ndodhej në korridorin e hotelit. Ndonëse u transportua me autoambulancë ai nuk arriti t’i mbijetojë sulmit.

Ndërkohë për varrimin e të nderit nga familja nuk ka njoftuar ende./Reporteri.net

- Advertisement -

MË TË FUNDIT