Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Mitrovicës.

Driton Salihu, 49 vjeçar, u vra mbrëmë në qendër të qytetit, pas një shkrepje me armë, pranë shtëpisë së të ndjerit.

Si pasojë e të shtënave me armë ka mbetur i plagosur edhe vëllai i tij, J.S, 52 vjeçar.

I ndjeri ishte dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë, më pas ishte dërguar në QKUK- Prishtinë, por nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra.

Rreth orës 02:00, nga autoritetet spitalore është raportuar se Driton Salihu, 49 vjeçar, vdiq si pasojë e plagëve.

“Pas ekzaminimeve të kryera në vendin e ngjarjes së hidhur, hetuesit e krim-teknikës si prova materiale kanë gjetur katër (4) gëzhoja dhe një predhë të plumbit si dëshmi materiale që ndërlidhen me rastin”, thonë nga Policia e Kosovës.

I ndjeri do varroset sot me namazin e Ikindisë në ora 16:47.