Ky është 27 vjeçari i cili humbi jetën sot

Ekspertët e mjekësisë ligjore kanë përfunduar ekspertizën e 27-vjeçarit, i cili gjeti vdekjen ditën e sotme në paraburgimin e Komisariatit të Korçës.

Pasi kanë marrë kampione nga organet e trupit të pajetë të 27-vjeçarit, Enea Ftoi, pritet që brenda tre javësh ekspertët e mjekësisë ligjore t’i vënë në dispozicion ekspertimin dhe shkaqet nga se ka vdekur i riu.

27-vjeçari ishte arrestuar për vjedhje para disa ditësh, ndërsa sot ai është gjetur i vdekur brenda qelisë së paraburgimit në Komisariatin e Korçës.

Në trupin e të riut, ka shenja të shumta dhune, duke filluar nga krahu, shpatullat madje edhe në fyt.

Por, do të jenë hetimet e prokurorisë ata që do saktësojnë se kush është përgjegjës për vdekjen e tij. Ndërsa pas ekspertizës, familjarët kanë tërhequr trupin nga morgu.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT