Ky është 13 vjeçari nga Drenica që qëndroi tri ditë e tri net pa lëvizur nën kufomat e 28 të vrarëve (Video)

Ndonëse kanë kaluar 18 vite që atëherë, përjetimet e tmerrshme nga lufta në Kosovë vazhdojnë  jetojnë në  kujtesën e të gjithë atyre që ishin pjesë e torturave nga më të ndryshmet.

Një nga rastet më prekëse nga lufta për liri është ai i  13 vjeçarit, Elbasan Bunjaku i cili arriti t’i mbijetojë masakrës serbe në fshatin Gllanasellë të Drenasit.

Ky djalosh kishte qëndruar  për tri ditë e tri netë më mesin e kufomave të shqiptarëve të masakruar nga serbët, mes të cilëve ishte edhe babai i tij, shkruan InfoPress.

Mbi kufomat e  rreth 28 shqiptarëve të masakruar, mes tyre gra fëmijë e pleq ky i ri qëndroi derisa UÇK-ja arriti ta gjejë atë.

Mes lotësh ai kishte rrëfyer këto momente të rënda të jetës së tij që kanë lënë gjurmë te ai përgjitumonë.

“Janë afruar  dhe i kanë vra për së afërmi. Unë kam nejtë shtritë…. thojsha që me ba me u çu më vrasin. Nuk jam çu prej aty tri ditë e tri netë, pa hangër dhe pa pi. Pastaj erdhën këta tanët me më marrë, unë kujtojsha se janë  shikiet edhe u tutsha. Kur janë afruar, kanë mendu që jam i vdekur, por në atë moment kam lëviz edhe më kanë marrë më kanë çu te shtëpia, te varrezat”, rrëfen mes lotësh ai.PN

Shikoni videon: