Lidhja Demokratike e Kosovës i ka përfunduar përgatitjet për seancën e nesërme për votimin e qeverisë, shkruan GazetaBlic.

Pas mbledhjes së kryesisë, i nominuari për kryeministër nga kjo parti, Avdullah Hoti, prezantoi ministrat e kabinetit të tij nga radhët e LDK-së.

Siç lë të kuptohet Hoti, Ministrinë e Shëndetësisë do ta udhëheqë deputeti nga radhët e kësaj partie, Armend Zemaj.

Deri më tash, jo zyrtarisht ishte përfolur se Ministrinë e Shndetësisë do ta marrë nën udhëheqje, infekologu kosovar, Valbon Krasniqi.

Tutje Hoti ka prezantuar edhe emrat e tjerë të ministrave të LDK-së, siç janë në vijim:

Driton Selmanaj- Zëvenëskryeministër;

Hykmete Bjarami- Ministre e Financave;

Besian Mustafa – Ministër i Bujësisë;

Vlora Dumoshi – Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit;

Anton Quni – Ministër i Mbrojtjes;

Arban Abrashi – Ministër i Infrastrukturës;

Agim Veliu – Mistër i Punëve të Brendshme;

Armend Zemaj – Ministër i Shëndetësisë.

“Unë besoj që me këtë ekip dhe ekipin që presim të na prezantohet sonte nga partnerët e koalicionit do të bëjmë bashkë një ekip e cila do të zbatojë programin qeverisës për të cilin jemi dakorduar me të gjithë partnerët’, tha Hoti.