KV Skenderaj, sjellë përforcimin nga Shqipëria për të mbrojtur titullin e kampionit

    Klubi i volejbollit në konkurencën e femrave KV Skenderaj ka përforucar radhët e veta me një volejbolliste nga Shqipëria, fjala është për Ornaela Gshain, e cila këtë sezon do të mbroj ngjyrat e klubit drenicas. Një gjë e tillë bëhet e ditur nga faqja zyrtare e klubit, ku thuhet se  “KV Skenderaj ka bërë marreveshje me volejbollisten Ornela Gashi nga Durrësi – Shqipëri, në rolin e organizatores ( Pasuese)
    Me këtë përforcim ekipi ynë synon të mbroj titujt e fituar dhe të bëjë paraqitje sa me të mirë në arenen ndërkombetare. /drenicapress/