Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare në të cilën do të mbahet debat parlamentar lidhur me punën 100 ditëshe të Kryeministrit Isa Mustafa dhe Programin Qeverisës, sipas kërkesës së deputetit Glauk Konjufca, mbështetur edhe nga gjashtë (6) deputetë të tjerë.
Gjatë kësaj seance Kuvendi do të bëjë shqyrtimin e parë te Projektligjit për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, shqyrtimin e dytë te Projektligjit nr.05/L-09 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-087 për Ndërmarrjet Publike dhe shqyrtimin e rekomandimit për transferimin e mjeteve nga Buxheti i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës në Buxhetin e Komunës së Gjakovës për vitin 2015,
Po në këtë seanc do të bëhët zgjedhja e anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.
Gjithashtu deputet do të shqyrtojnë edhe rekomandimet e Komisionit për të Drejta të Njeriut, Barazi Gjinore, Personat e Pagjetur dhe Peticione lidhur me Peticionin kundër shtrenjtimit të çmimit të Energjisë Elektrike.
- Advertisement -