Kuvendi ratifikon MSA-në

Me 86 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim ka kaluar projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit ndërmjet Kosovës në njërën anë, dhe Bashkimit Evropian dhe Komunitetit Evropian të Energjisë Atomike, në anën tjetër.

Si rrallë herë kohëve të fundit, Kuvendi i Kosovës ka qenë përplot me deputetë dhe pa incidente nga ana e opozitës.

Mirëpo, deputetët e tri partive opozitare ata të Lëvizjes Vetëvendosje, AAK-së dhe NISMA-s, lëshuan sallën e Kuvendit të Kosovës, menjëherë pasi përfunduan fjalimin e tyre shefat e grupeve parlamentare të këtyre partive.

Opozita shprehi mospajtimet e tyre dhe kërkoi përsëri tërheqjen e nënshkrimeve për marrëveshjen e Asociacionit dhe Demarkacionit, si dhe nuk ishin dakord me përmbajtjen e tekstit të MSA-së, transmeton “Zëri”.

Megjithatë, edhe pa prezencën e opozitës, deputetët e Kuvendit të Kosovës votuan ratifikimin e MSA-së me 86 vota për.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT