Kuvendi komunal i Skenderajt: Dënimi i Sami Lushtakut absurd dhe i papritur

 

Kuvendi komunal i Skenderajt pas shqyrtimit të situatës së krijuar pas Aktgjykimit  të Gjykatës themelore në Mitrovicë për dënimin e Kryetarit të komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku dhe ish-pjestarëve të tjerë të UÇK-së, në seancën e rregullt të mbajtur sot ka miratuar një deklaratë në lidhje me dënimin e Sami Lushtakut dhe bashkëluftëtarëve të tij.

Për kuvendin komunal të Skenderajt ky dënim është absurd dhe i papritur, pasi qytetarët e Skenderajt kanë besuar dhe besojnë në pafajësinë e kryetarit të tyre.

“Vendimi i Gjykatës themelore në Mitrovicë për dënimin për krime lufte të Kryetarit Sami Lushtaku dhe ish pjestarëve të tjerë të UÇK-së është absurd dhe i paparitur. Institucionet komunale dhe qytetarët e Skenderajt me gjithë pakënaqësitë e shprehura që nga fillimi i procesit ndaj Sami Lushtakut dhe të tjerëve, kanë qenë të bindur se megjithatë  ky proces do të udhëhiqet në mënyrë të paanshme dhe të drejtë. Fatkeqsisht ka ndodhur e kundërta, pasi Gjykata,  nuk ka arritur apo nuk ka dashur të faktojë akuzat e sypozuara dhe të mveshura.

Procesi gjyqësorë dhe vendimi është politik dhe i adresuar më qëllim të dëmtimit të imazhit, posaqërisht të z. Lushtaku dhe z.Selimi si udhëheqës ushtarakë në luftë dhe udhëheqës brilantë në paqe. Ne si anëtarë  të zgjedhur të Kuvendit komunal të Skenderajt i bashkohemi qëndrimit të qytetarëve të Skenderajt se atakimi i kryetarit Sami Lushtaku që në fillim ka qenë i padrejtë, ndërsa procesi dhe dënimi  nuk është i bazuar në fakte, por në deklerata verbale të dëshmitarit të mbrojtur, që kanë pasur motiv kryesor inatet personale”, thuhet në deklaratën e miratuar në kuvendin komunal të Skenderajt.

Edhe pas vendimin të Gjykatës, kshilltarët e kuvendit komunal të Skenderajt vazhdojnë të besojnë fuqishëm se dënimi i Lushtakut është padrejt, i bazuar në deklarata të trilluara.

“Ne vazhdojmë të besojmë fuqishëm se Sami Lushtaku është dënuar padrejtësisht, pa fakte konkrete dhe bazuar vetëm në dekleratën e trilluar të një dëshmitari të mbrojtur”, thuhet mes tjerash në deklaratw.

Kuvendi komunal i Skenderajt konsideron se drejtësia në Kosovë ka dështuar, ngase po dënon ushtarët e UÇK-së pa fakte, në vend që të dënoj kriminelët serb që enden të lirë.

“Konsiderojmë se sot drejtësia në Kosovë ka dështuar, sepse ka dënuar ish pjestarët e UÇK-së për veprime të pavërtetuara, ndërkohë që ende  edhe sot kriminelët e vërtëtë të luftës nuk ndiqen, nuk denohen dhe nuk akuzohen”, thuhet në deklaratë.

Deklarat e KK të Skënderajt përfudnin me konstatimin se me dënimin e udhëheqësve të UÇK-së po tentohet të kriminalizohet lufta e drejtë UÇK-së .

“Me dënimin e udhëheqësve më të lartë të UÇK-së, nga qarqe të caktuara që nuk ia duan të mirën Kosovës, po tentohet të kriminalizohet lufta e drejtë e UÇK-së dhe e popullit të Kosovës, dhe heroizmi e  qëndresa e popullit të Drenicës”, përfundon deklarat e miratuar sot në kuvendin komunal të Skenderajt./DrenicaPress/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT