Kuvendi Komunal i Drenasit mbështet komunitetin katolik të Llapushnikut

 

Në mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Drenasit, si pikë e veçantë e rendit të ditës ishte edhe çështja e ndërtimit të varrezave të komunitetit katolik në fshatin Llapushnik të Komunës së Drenasit.

Pas shumë diskutimeve nga deputetet, në fund kryesuesi i Kuvendit Naim Bazaj ka vënë në votim për t’i mbështetur komunitetin katolik dhe të drejtat e tyre të garantuara me Kushtetutë të Republikës së Kosovës.

Pas votimit ka rezultuar se me 27 vota pro, 1 kundër dhe 2 abstenime është përkrahur ky komunitet nga Kuvendi i Komunës së Drenasit që të vazhdojnë t’i realizojnë të drejtat e tyre të garantuara me ligjet në fuqi.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT