Kuvendi diskuton peticionin kundër shtrenjtimit të rrymës

Ka muaj që në Kuvendin e Kosovës është dorëzuar peticion i nënshkruar nga mijëra qytetarë kundër ngritjes së çmimit të rrymës nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë.
Iniciatorët e peticionit kundër shtrenjtimit të rrymës, shpresojnë që kuvendi të mos e shtyjë edhe më tej diskutimin për këtë çështje. Ata thonë se disa kërkesa të peticionit nuk janë marrë parasysh nga komisioni për peticione.
“Ne kërkojmë që të shqyrtohen dy vendimet të cilat janë marrë për rritjen e cmimit të energjisë në vitin 2014 , dhe të anulohen këto vendime si dhe të shikohet mundësia e shkarkimit të bordit të ZRRE-së për shkak se vendimet të cilat janë marrë nuk janë marrë me numrin e plotë të anëtarëve”, tha Rinora Gojani – Indep/KOSID.
Kryetarja e Komisionit për peticione thotë se deputetëve u janë dorëzuar rekomandimet e të gjitha palëve, andaj askush s’ka pse të brengoset.
“Të gjithë deputetët, i kanë ato rekomandime si pjesë shtesë të materialit, dhe ata do të shikojnë të gjitha bashkë, rekomandimet nga parashtruesit e peticionit, nga komisioni i të drejtave të njeriut, nga komisioni i buxhetit, tani kësaj i shtohet edhe raporti i ZRRE-së, poashtu dua ti bëj ftesë deputetëve që ta shikojnë edhe raportin e komisionit hetimor të mëhershëm”, tha Lirie Kajtazi, Kryetare e Komisionit për peticione dhe të drejta të njeriut.
Kajtazi thekson se deputetët do të vendosin nga i tërë materiali i ofruar për gjërat që ka në kompetencë.
“Ne çdo herë e kemi respektua pavarësinë e bordit, prandaj për këtë arsye kemi vendos me këtë analizë”.
Ajo thotë se disa kërkesa të peticionit do të realizohen edhe nga pakoja fiskale e faljes së e borxheve, me ç’rast do të ndikojë në uljen e çmimit të energjisë. Porse kur do të diskutohet për këtë çështje në Kuvend, vendos kryesia e Kuvendit.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT