Kushtetuesja ende hesht për ndërhyrjet e Qeverisë në institucionet e pavarura

Gjykata Kushtetuese prej katër muajsh nuk u është përgjigjur institucioneve të pavarura, në “ankesën” e tyre për cenimin që ua bën Qeveria. Institucionet kanë shprehur pritjen që gjykata t’u dalë në krah, shkruan sot Koha Ditore.

Në këtë fillimvit Ekzekutivi ka kërkuar nga Avokati i Popullit, Zyra e Auditorit të Përgjithshëm, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Komisioni i Pavarur i Medieve e Banka Qendrore që t’u nënshtrohen procesit të standardizimit dhe unifikimit të titujve të vendeve të punës sipas një katalogu që vetë e ka hartuar.

Avokati i Popullit, duke folur edhe në emër të këtyre institucioneve, e ka kualifikuar këtë veprim të Qeverisë si cenim të pavarësisë funksionale dhe rastin e ka ngritur në Kushtetuese. Por, gjykata nuk ka treguar se kur do ta kthejë përgjigjen.

Ligji ekzistues në nenin 3 garanton që “gjatë zbatimit të këtij ligji respektohet pavarësia kushtetuese e institucioneve të pavarura nga Ekzekutivi”. Kjo dispozitë nuk figuron fare në draftin e Projektligjit që përmban ndryshimet, e një kopje të të cilit e ka siguruar gazeta. Është shlyer i tëri

- Advertisement -

MË TË FUNDIT